Google Domains

Nese ju keni një Hosting dhe keni nevojë vetëm për Domain Name atëherë Google Domains ështjë një zgjidhje e mirë.

Google ofron edhe Hosting përmes Google Cloud Platform por deri para pak kohësh nuk ka pasur çmime fikse mujore ose vjetore por vetëm qmime sipas shpenzimit të resurseve. Nganjëherë kjo kushton shumë me lirë se sa çmimet fikse.

Çmimi për një emer domaini me extensionin .com, .net, .info etj sillet rreth 10 euro. Nuk është çmimi më i lirë por Google Domains ka një përparësi sa i përket çmimit. Çmimi është i njëjtë sikur vitin e parë ashtu edhe për vitet tjera. Gjithashtu çmimi është i njëjtë edhe për transferet e Domain-it. Disa kompani tjera vitin e parë shesin domain me çmim nga 1 euro, 5 euro, 8 euro apo edhe falas kur tek të njëjtat blen një Hosting. Por vazhdimi pas një viti mund të kushtojë nga 16 deri në 35 euro ose edhe më shumë vetëm për emrin e domain-it.

Për ta blerë një Domain nga Google klikoni këtu.