Web Hosting, Domains & SSL

Web Hosting & Domain mund ti bleni vetë ose këtë mund ta bëjmë ne pë ju. Nese keni njohuri rreth blerjeve online dhe sidomos zgjedhjes së produkteve për website, atëherë më së miri është që  ti bleni vetë.

Në formën më poshtë shikoni nese emri juaj i preferuar për website është i lirë ose është shitur.

 

Nese doni që ju vet të bleni një Web Host, Domain ose SSL klikoni në emrin e njërës nga kompanitë në listen më poshtë:

Të gjitha ofrojnë produktet e tyre në një pako, pra Hosting, Domain dhe SSL së bashku.

Varësisht nga pakoja e Host-it ju mund të merrni Domain, SSL dhe shumë produkte tjera falas përveq Google e cila ka një metodë tjetër të ofertave.

Informacion i rëndësishëm!

Sipas hierarkisë se menagjimit të produkteve që kompletojnë një website egziston një llogari (account) që ka akses vetëm pronari i website-it.

Nga aty mund të blihen produktet, të vazhdohet afati i produkteve, të ndryshohen të dhënat dhe të menagjohen llogaritë tjera që sipas hierarkisë qëndrojnë më poshtë.

Prandaj është e rëndësishme që këtë llogari ta siguroni mirë me një password që përmban së paku një shkronjë të madhe, një të vogël, një numër dhe një simbol tjetër siq janë: #, @, $ etj dhe të kombinuara të krijojnë një password më të gjatë se 8 karaktere.

Gjithashtu për të qenë më të sigurtë pëdorni TFA  (ne mund të ju ndihmojmë rreth sigurisë së llogarisë bazë).

Në mund të ju ndihmojmë që të bleni produkte nga kompanitë më të njohura me çmim më të ulët.

Linqet e publikuara më lart kanë si referim website-in tonë si partner i shitjes dhe kjo aktivizon në mënyrë automatike një zbritje çmimi dhe bonuse tjera.