Postimi në WordPress

Udhëzime bazike rreth postimit në WordPress përmes Classic Editor dhe Block Editor.

Postimi në WordPress përmes Classic Editor.

Para se të filloni postimin e parë ju duhet të jeni të kyqur  si përdorues i WordPress-it në Website-in tuaj. Linku standard i kyqjes në WordPress ka këtë format: example.com/wp-login.php ose example.com/wp-admin. Natyrisht, ju duhet ta zëvëndësoni domainin example.com me domainin tuaj.

Pasi të kyqeni në WordPress Dashboard ju mund të filloni të postoni menjëherë. Sigurisht, ju duhet të keni privilegje të mjaftueshme që ju lejojnë të publikoni postime.
Për të filluar klikoni në Posts pastaj Add New.
Filloni me krijimin e përmbajtjes së postimit:

  1. Vendoseni titullin e postimit.
  2. Shkruajeni një përshkrim (Heading). Për shkak se titulli automatikisht krijohet me formatin H1, prefereohet që përshkrimin ta krijoni me formatin H2. Është mirë që të respektohet hierarkia e Headings për shkak të kualitetit të përmbajtjes, duke mos kaluar p.sh nga H1 në H3 ose H4.
  3. Shkruajeni tekstin e postimit. Teksti ka fomatin standard Paragraph. Pas përshkrimit sapo të shtypni Enter, formati Paragraph aktivizohet automatikisht.
  4. Vendosni ndonjë foto, nese është e nevojshme. Foto në postim mund te vendosni përmes butonit Add Media i cili gjendet nen titullin e postimit. Nese foto e kërkuar gjindet në librarinë e website-it tuaj (nese e keni ngarkuar më herët) pas klikimit Add Media klikoni në Media Library, klikoni mbi foton e kërkuar. Në anen e djathtë ju mund të plotësoni fushat e nevojshme dhe pastaj klikoni në Insert into post.
  5. Vendosni video nese është e nevojshme për plotësimin e postimit. Por jo si në rastin e fotove për shkak të ngarkeses së faqes. Ju duhet ta merrni atë përmes ndonjë opcioni siq është Embed nga YouTube ose ndonjë burim tjetër. Pasi të keni kopjuar kodin nga burimi i videos ju mund ta vendosni në postimin tuaj. Këtë duhet ta bëni duke ndryshuar metoden e shkrimit nga VisualText. Këto dy opcione gjinden lart nën titull në anën e djathtë. Vendoseni me kujdes kodin e kopjuar në seksionin e faqes ku doni që të shfaqet video. Kur jeni ne metoden e shkrimit Text duhet të tregoni kujdes që të mos fshini apo ndryshoni pjesen tejtër të tekstit. Pas vendosjes së Embed code menjeherë ndryshojeni formën e shkrimit nga TextVisual.
  6. Vendoseni foton e vequar e cila identifikohet me postimin tuaj (Featured Image) Kjo është foto që shfaqet në rrjetet sociale kur ju e shpërndani postimin. Klikoni në anën e djathtë në Featured Image. Ndiqni proceduren e njejte si në hapin 4 për vendosjen e fotos.
  7. Vendoseni kategorinë e postimit. Në anën e djathte mund të shihni opcionin Categories. Nese i keni krijuar kategoritë më herët, thjesht klikoni mbi njerën kategori. Nese nuk keni krijuar ende klikoni Add New Category, shkruajeni emrin e kategorisë dhe prapë klikoni mbi linkun Add New Category.
  8. Publish. Kaq ishte.
Postimi në WordPress përmes Classic Editor
Foto me numra identifikues te hapave te shenuar me lart.

Informacione bazike rreth ndryshimit në mes Classic Editor dhe Block Editor.

Më poshtë do vendosim një përshkrim të shkurtër për ndryshimet në mes të classic editor dhe block editor gjatë postimit në WordPress.
Funksionet kryesore të krijimit të postimit në classic editor dhe block editor:

  1. Titulli i postimit
  2. Titujt, nëntitujt tjerë (headings)
  3. Teksti, përmbajtja e postimit (content)
  4. Vendosja e fotos brenda postimit
  5. Video brenda postimit (zakonisht video nuk futet direkt në postim por përmes metodes “Embed”)
  6. Linku brenda postimit
  7. Lista brenda postimit përmes pikave
  8. Lista brenda postimit përmes numrave
  9. Foto e vequar që identifikohet me postimin (Featured image)
  10. Linku i postimit
  11. Shiriti i përcaktimit të formes, formatit të përmbajtjes*
  12. Tabela e formatit te postimit*
  13. Kategoria
  14. Etiketa (Tag)
  15. Ruajtja si Draft
  16. Publikimi.

 

Ndryshimet në mes të classic editor dhe block editor sipas numrave të paraqitur më lart, të shfaqura në dy fotot më poshtë:

WordPress Classic Editor.

Wordpress Classic Editor
WordPress Classic Editor

WordPress Block Editor.

Wordpress Block Editor posting
WordPress Block Editor

Krijimi dhe transformimi i tekstit standard, titullit, nëntitullit (headings) me Block Editor.

WordPress Block Editor – Krijimi i formateve titull, nëntitull (Headings).

Wordpress Block Editor - Krijimi i formateve titull, nëntitull (Headings)
WordPress Block Editor – Krijimi i formateve titull, nëntitull (Headings)

WordPress Block Editor – Transformimi nga tekst standard (Paragraph) në titull, nëntitull (Heading) dhe transformimi nga H2 në H1, H3, H4 dhe anasjelltas.

Transformimi nga tekst standard (Paragraph) në titull, nëntitull (Heading) dhe transformimi nga H2 në H1, H3, H4 dhe anasjelltas.
Transformimi nga tekst standard (Paragraph) në titull, nëntitull (Heading) dhe transformimi nga H2 në H1, H3, H4 dhe anasjelltas.